Transmetuar më 18-08-2019, 18:27

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Përrenjasit.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës tip “Benz”, teksa përplasja ka qenë e fuqishme.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se një parakalim i gabuar ka bërë që shoferi të ketë humbur drejtimin e makinës. /k.k/noa.al/