Transmetuar më 18-08-2019, 20:16

Një shqiptar në Gjermani ka vrarë ish-gruan e vet dhe partnerin e saj afgan.

Ngjarja shokuese bëhet edhe më e rëndë pasi krimi është kryer në prani të vajzës vetëm 2-muajshe.

Mediet gjermane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një stacioni treni, teksa nëna 32-vjeçare po qëndronte në makinë me foshnjën dy muajshe.

Gruaja nga Kosova ishte divorcuar me autorin e krimit, pasi shpesh ushtronte dhunë në familje.

Raportohet po ashtu se shqiptari 43-vjeçar është vetëdorëzuar në polici, ndërsa krimi është kryer me thikë. /k.k/noa.al/