Transmetuar më 18-08-2019, 21:33

Një grua ka lindur fëmijën e saj 11 javë pasi kishte ardhur në jetë binjaku i parë.

Nëna quhet Liliya Konovalova, 29 vjeçe dhe është nga Kazakistani.

Ajo solli në jetë vajzën Liya në maj, kur ishte 25 javëshe shtatzënë. Kur kaluan 3 muaj, më 9 gusht, nëna lindi binjakun Maxim, duke i lënë doktorët pa fjalë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kazakistan, rastet që ndodh një mrekulli e tillë janë një në 50 milionë, ndërsa Liliya ishte rasti i parë i këtij lloji në vend.

Gruaja ka një gjendje të rrallë që njihet si “mitra e dyfishtë”. Kjo do të thotë se secili nga binjakët është zhvilluar në mitrën e vet. /k.k/noa.al/