Transmetuar më 18-08-2019, 22:10

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksident mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Novosellë të Pejës.

Si pasojë e aksidentit, 3 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa nuk ka ende detaje në lidhje me shkaqet.

Një tjetër aksident ndodhi po gjatë ditës së sotme në Kosovë, më konretisht në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku humbi jetën një vajzë 18-vjeçare nga Kumanova dhe tre persona të tjerë mbetën të plagosur./a.k/noa.al/