Transmetuar më 18-08-2019, 22:27

Më 24 korrik të këtij viti, këngëtarja e mirënjohur Jennifer Lopez mbushi 50 vjeçe.

Por me sa duket vitet kanë ndaluar për këngëtaren.

Këtë e tregon një foto e fundit ku ajo shfaqet në bikini duke shijuar pushimet.

Fotografinë, këngëtarja e ka publikuar në Instagram, ndersa komentet kanë qenë me mijëra.

Pak ditë më parë, Jennifer Lopez i dhuroi të dashurit të saj Alex Rodriguez, për 44-vjetorin e lindjes, një makinë ‘Ford Bronco’ të stilit të vjetër në ngjyrë blu, me vlerë prej 250.000 dollarësh./a.k/noa.al/