Transmetuar më 18-08-2019, 22:51
Një klient në Francë ka shokuar me veprimin e tij teksa ka vrarë kamarierin e një lokali.
Mediat shkruajnë se klienti qëlloi kamarierin për vdekje sepse nuk i çoi sanduiçin në kohë.
Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë, ku autori e ka qëlluar kamarierin 28-vjeçar me armë zjarri në shpatull, duke e lënë të vdekur në vend.
“Ai u vra për një sanduiç. E trishtueshme,” tha një grua 29-vjeçare, e pranishme në vendngjarje.
Punonjësit e restorantit kanë lajmëruar menjëherë policinë, por autori ka arritur t’ia mbathë dhe është ende në kërkim. /a.k/noa.al/