Transmetuar më 19-08-2019, 08:10

Për javën e tyre të pushimeve në Ibiza me djalin Archie, Meghan Markle dhe princi Harry i Anglisë, nuk u menduan gjatë për shpenzimet.

Mes vendeve luksoze, udhëtimit privatë dhe sigurisë, llogaritet një shpenzim prej 100 mijë euro.

Nuk ka asnjë çudi për një çift të njohur, por për fat të keq në rastin e tyre bëhet fjalë për para publike dhe kjo gjë ka ngjallur kritika të shumta në Angli.

Shifra e saktë për një qëndrim nga 6 deri në 12 gusht, është sekrete, por mediat britanike e kanë “kryqëzuar” çiftin mbretëror, duke bërë llogaritjet e shpenzimeve.

Kostoja e vilës e cila ndodhet larg shikimeve të padëshiruara, vërtitet 50 mijë euro, shtuar këtu 21 mijë të tjera për avionin privat dhe shpenzimet shtesë për truprojat.

Në Angli, gjithçka po komentohet si kapriço e Meghan. /a.y/noa.al