Transmetuar më 19-08-2019, 09:05

Nga Scilla, nga bregu kalabrez i Messina, mbërriti thuajse në Siçili të Italisë, mbi dyshekun e plazhit.

Për nëntë orë me radhë një djalë 29-vjeçar e gjeti veten në mes të detit, pasi e zuri gjumi mbi dyshek.

Luigi Vazzana u shpëtua mbrëmjen e kësaj të shtune nga roja bregdetare, pasi u denoncua i zhdukur.

Prej tij nuk kishte gjurmë prej orësh dhe kur miqtë panë që nuk po dilte në breg kërkuan ndihmë.

Kështu nga kërkimet në det dhe me helikopter i riu u gjet në mes të detit, teksa qëndronte mbi dyshek.

Pas shpëtimit thuajse në qytet tjetër nga vendi ku ishte futur në det, i riu deklaroi se e kishte kapur paniku kur ishte zgjuar dhe nuk po shihte më se ku ndodhej. /a.y/noa.al