Transmetuar më 19-08-2019, 09:46
Foto ilustruese

Një person i cili lëvizte i armatosur, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacionit të marrë nga qytetarët se një person qarkullonte me automjetet dhe dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar.

Nga ndërhyrja e shpejtë u bë e mundur lokalizimi dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me arme zjarri.

Efektivët e policisë gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, në lagjen “28 Nëntori”, i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i A.Z., 25 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin. /a.y/noa.al