Transmetuar më 19-08-2019, 12:22

Prej ditësh në rrjetet sociale qarkullojnë zëra se Armina Mevlani dhe djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni janë ndarë.

Gjithçka për shkak të një postimi në rrjetet sociale të ish-Missit, ku shkruante, “Mos dashuroni kurrë askënd që ju trajton si të zakonshëm. Ti meriton të jesh me dikë që te shikon çdo ditë të jetës sikur të ketë fituar një lotari”.

Por këtyre zërave iu është përgjigjur duke publikuar një fotografi me Arminën dhe mohon çdo zë me fjalët “Për dashamirësit”.

Ndërkohë edhe Armina ka publikuar një tjetër foto të tyre ku shkruan “Hakuna matata”.

Çifti ndodhet me pushime dhe duken më të lumtur se kurrë. /a.y/noa.al