Transmetuar më 19-08-2019, 13:13

Një aksident tragjik në kryqëzimin e rrugëve Raffaello dhe via Bramante në Valverde të Cesenatico, në Itali, i ka marrë jetën një të riu shqiptar.

Mëngjesin e sotëm, e hënë, 19 gusht, rreth orës 09.30, një 20-vjeçar shqiptar i cili jetonte në Cesenatico, u përplas nga një furgon një “Fiat Ducato”, teksa i riu udhëtonte me një motor Piaggio.

I riu ishte duke shkuar për në punë, në momentin e aksidentit. Duket se dy mjetet ishin kundravajtje në momentin që u përplasën.

Pavarësisht se shqiptari kishte kaskë në kokë, përplasja e furishme e hodhi disa metra tutje, duke bërë që të gjejë vdekjen.

Shoferi i furgonit një shqiptar 37-vjeçar u shoqërua në polici lidhur me ngjarjen. /a.y/noa.al