Transmetuar më 19-08-2019, 14:34

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në zyrat e reja të njësisë 13 për të plotësuar formularët.

Veliaj zgjodhi t’i përgjigjej menjëherë apelit të ministrisë së brendshme për të mos neglizhuar në aplikimin për kartën e identitetit dhe pasaportës biometrike.

Veliaj bëri apel qytetarëve te Tiranës, që të regjistrohen në zonat ku banojnë:

“Duke qenë se fluksi i madh i marrjes së pasaportave ka filluar në vitin 2009, atëherë edhe fluksi i madh i skadimit të pasaportave dhe kartës së identitetit, është viti 2019, kështu që besoj se ashtu si puna ime ka edhe shumë qytetarë.”

“Ftesa ime është: mos prisni deri në fundin e vitit, mos prisni derisa ta keni me ngut për një udhëtim që ju vjen pas pak ditësh, por shfrytëzoni këtë kohë të verës, ku edhe pse kanë ardhur emigrantët, edhe pse kanë skaduar pasaportat dhe kartat e identitetit, në aq shumë zyra sa kemi hapur në Tiranë, s’ka fare radhë”. /a.m/noa.al