Transmetuar më 19-08-2019, 14:51

Detaje të reja dalin pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytezën Iserlohn në Gjermani ditën e Diel, ku protagonist ishte një shqiptar nga Kosova.

Shqiptari 43 vjeçar, me origjinë nga Kosova ekzekutoi me thikë ish-gruan e tij shqiptare dhe të dashurin e saj 23 vjeç nga Afganistani.

E gjithë ngjarja kriminale ka ndodhur për arsye xhelozie.

Çifti i shqiptarëve edhe pas ndarjes ka pasur konflikte të vazhdueshme.

Mësohet se autori ishte person i dhunshëm dhe kishte keqtrajtuar ish gruan e tij sistematikisht, çka kishte sjell edhe divorcin mes tyre.

Pas ndarjes, ish gruaja ishte lidhur me një djalë 23 vjeç nga Afganistani dhe kjo ka bërë që të ndërmarrë aktin e rëndë, një skenë e kryer në prani të një foshnjë të vogël, produkt i lidhjes intime të gruas nga Kosova me 23 vjeçarin afgan.  /a.m/noa.al