Transmetuar më 19-08-2019, 16:15

AKU ka mbyllur tre biznese në jug të vendit të cilat u konstatuan se ushtronin aktivitet pa licensë.

3 subjekteve u janë  bllokuar dhjetra kilogram produkte të pasigurta për konsum.

AKU ka ndëshkuar me 3.85 milion lekë kundravajtjet ligjore në furrë buke, market e fast food. Konkretisht:

-Subjekti me aktivitet “Tregtim me shumicë dhe pakicë e produkteve ushqimore dhe furrë buke” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B). Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (dyshemeja e dëmtuar dhe e çarë si dhe prezencë myku në mure etj.), pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 33 kg mocarela të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti).

“Gjobë” 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

“Gjobë” 50,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),

“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

– Subjekti me aktivitet “Market ushqimor” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B), pa sistemin e gjurmueshmërisë, pa planin/manualin e vetkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 39 kg gjalp e paetiketuar. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

“Bllokimi” i sasisë prej 39 kg gjalp i konstatuar i pasigurt për konsum human dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Subjekti me aktivitet “Fast food” Himarë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A), në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tualeti me dalje në ambjenitn e prodhimit), pa sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. U konstatua gjithashtu dhe sasia prej 80.5 kg djath kaçkavall dhe 60 kg gjizë të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

“Bllokimi” i sasisë prej 140.5 kg produkte si dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kerkesave ligjore. /k.k/noa.al/