Transmetuar më 19-08-2019, 16:50

Punimet në Urën e Fushë Krujës kanë shkaktuar trafik të rënduar në rrugë pasditen e sotme.

Mësohet se vargu i makinave është 15 kilemetra i gjatë në aksin Vorë-Rinas.

Krahas punimeve, trafikut i shtohet edhe fluksi i lëvizjeve të qytetarëve për shkak të sezonit veror.

Policët rrugorë ndodhen aty për të menaxhuar trafikun, por është e pamundur. /k.k/noa.al/