Transmetuar më 19-08-2019, 17:12

Shkenca dhe mjekësia përparojnë çdo ditë e më shumë, teksa brenda tre viteve, zemra e derrave mund të përdoret për transplant tek njerëzit.

Ka qenë kirirgu Sir Terence English ai që bëri publik këtë lajm.

Duke folur në 40-vjetorin e operacionit të parë të zemrës, English tha se po synon të zëvëndësojë edhe veshkën e njerëzve me atë të derrave më vonë këtë vit.

Eksperti beson se kjo mund të krijojë baza për transplantime më të ndërlikuara të organeve të kafshëve tek njerëzit, proces i quajtur "ksenotransplantimi".

“Nëse rezultati i ksenotransplantimit të veshkave të derrave tek njerëzit është i kënaqshëm, ka të ngjarë që gjithashtu të realizohet transplanti i zemrës tek njerëzit brenda disa viteve”, tha 87-vjeçari.

Zemrat e derrave kanë një anatomi të ngjashme me ato të njerëzve, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e trajtimeve të reja. /k.k/noa.al/