Transmetuar më 19-08-2019, 17:29

Lëvizja e lirë për qytetarët europianë do të përfundojë në ditën e parë të Brexit pa marrëveshje, sipas planeve të reja të Office Home, në Angli.

Ka qenë Priti Palen, Sekretari i ri ai që ka artikuluar këtë ide për kufizimet kufitare që prej 13 tetorit të këtij viti.

Më parë, ministrat kishin menduar të shtyjnë lëvizjen e lirë derisa të ekzistojnë rregulla të reja.

Nga ana tjetër, Liberal-Demokratët e kanë konsideruar si brutal këtë vendim, duke e quajtur Patel si të shkëputur nga realiteti.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson ka thënë se do ta largojë Britaninë në tetor me apo pa marrëveshje nga blloku evropian, derisa ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e qytetarëve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja, në referendumin e mbajtur më 2016. /k.k/noa.al/