Transmetuar më 19-08-2019, 18:40

Një aksident i rëndë në Greqi i ka marrë jetën një gruaje shtatzënë.

Ajo po udhëtonte me makinë së bashku me një person tjetër kur u përplasën nga treni.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Diavati, në perëndim të Selanikut. Makina u përplas ndërsa kalonte hekurudhën nga treni i linjës Alexandroupolis-Selanik, tetë kilometra jashtë Selanikut.

Gruaja, e cila ishte rreth 20 javëshe shtatzënë, fillimisht u dërgua në spital në gjendje të rëndë ku edhe ndërroi jetë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, rreth 50 vjeç, është në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohet në spital. Mësohet se ai ka lëndime të lehta të kraharorit. /k.k/noa.al/