Transmetuar më 19-08-2019, 19:08
Foto ilustruese

Një aksident i frikshëm është regjistruar pasditen e sotme në Cerrik ku një makinë ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në lokal.

Për pasojë janë lënduar pesë persona që po drekonin, të cilët për fat të mirë nuk kanë rrezik për jetën.

Makina drejtohej nga 38-vjeçari J.Ç, që pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në ndjekje dhe ka arritur që ta ndalojë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/