Transmetuar më 19-08-2019, 20:45

Për ata që duan të heqin isa kilogramë nga trupi i tyre, përdorimi i xhenxhefilit është ideal.

Çaji i xhenxhefilit ndihmon për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të pastruar trupin, duke kontribuar në djegien e yndyrës në një mënyrë të shpejtë dhe efektive.

Çaji bimor gjithashtu ka vetitë e tretjes që ndihmojnë në parandalimin e formimit të gazrave të zorrëve.

Për të përgatitur çajin e xhenxhefilit ju nevojiten:

-Gjysmë lugë gjelle xhenxhefil

-250 ml ujë

-1 lugë çaji mjaltë

-Lëngu i gjysmë limonit të shtrydhur.

Përgatitja:

Nxehni ujin dhe sapo të ketë zier hiqeni atë nga soba dhe derdheni mbi xhenxhefil. Lëreni të pushojë për rreth 8 minuta, pastaj shtoni lëngun e limonit, mjaltin dhe më pas piheni.

Ju mund të pini dy gota në ditë për të shijuar përfitimet e pabesueshme të xhenxhefilit. /k.k/noa.al/