Transmetuar më 19-08-2019, 21:31

Biznesmeni Eugenio Galdón dhe familja e tij shkuan për pushime, por janë sulmuar në Shqipëri, ndërsa Kryeministri Rama i kërkoi falje mbi ngjarjen.

Mediat spanjolle kanë raportuar gjerësisht pas dhunës ndaj familjes spanjolle në një nga lokalet e Himarës, çka bëri bujë të madhe fillimisht në Shqipëri.

Edhe pse pronari që u akuzua për rrahje është arrestuar, ngjarja për faktin se i dhunuari ishte biznesmen i njohur në vendlindjen e tij, si dhe mori vëmendjen e autoritete më të larta, nisur që  nga Ministri i Turizmit, Klosi si dhe Kryeministri Rama, të cilët i kërkuan falje biznesmenit dhe familjes së tij, ka bërë jehonë në mediat spanjolle.

Ngjarja ndodhi pasi familjes së biznesmenit spanjoll nuk i pëlqeu ushqimi, teksa ata kishin shkuar të drekonin në restorantin e Himarës e për pasojë u dhunuan, ndonëse mbetet e paqartë sesi nisi konflikti mes tyre.

Pronari i restorantit u ngjit në automjetin e pronarit të restorantit dhe goditi edhe xhamin e makinës, duke dëmtuar edhe dorën e tij, ndërsa pamjet kanë bërë xhiron e medieve spanjolle./a.m/noa.al