Transmetuar më 19-08-2019, 22:54

Flamurtari vazhdon të kompletohet, në prag të nisjes së sezonit të ri.

Klubi kuqezi ka rikthyer në portë vlonjatin Shpëtim Moçka, pas disa sezoneve, ndërsa zyrtarizohet edhe mesfushori Ansi Nika.

Ky i fundit rikthehet në Superiore, pas eksperiencës tek Gjilani në Kosovë.

Duke parë kohën e limituar në dispozicion, vlonjatët kanë qenë mjaft aktivë në këto ditë të merkatos, duke zyrtarizuar dhe lojtarë të tjerë si: Gocaj, Valdo Zeqaj e Denis Pjeshka nga Vllaznia, apo edhe Lirim Mema, kosovari që vjen nga kampionati gjerman.

Nga Flamurtari pritet një përgjigje nga Franc Veliu, me qëllimin për të plotësuar prapavijën tek Flamurtari. Më herët janë konfirmuar boshnjaku Bajraktareviç, Vatnikaj, Sukaj e vlonjati Ardit Hoxhaj.

Në ditët e ardhshme vlonjatët pritet të afrojnë një mbrojtës nga Mali i Zi si dhe mesfushorin Semiran Çela.

Sipas presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, drejtimi i ekipit i është besuar Dritan Sadedinit. Aktualisht klubi ka deklaruar se do të ketë heshtje shtypi për disa ditë, deri në plotësimin e plotë të skuadrës. /a.m/noa.al