Transmetuar më 19-08-2019, 23:31

Enca Haxhia është një nga këngëtaret e pëlqyera, kryesisht nga të rinjtë në tregun muzikor shqiptar.

Ajo gjithashtu është një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale ku edhe është tejet aktive.

Shpesh, ajo publikon fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ndërsa nuk mungojnë edhe ato provokuese.

Ajo së fundmi përmes postimeve në Instagram, u ka kthyer përgjigje pyetjeve të mbërritura në llogarinë e saj nga ndjekësit.

Enca i është përgjigjur fansave se cili është tipi i mashkullit ideal, duke treguar cilësitë që duhet të ketë ai.

Sipas Encës “ai” duhet të ketë këto cilësi:

“Suportiv, inteligjent, pak artist të paktën në zemër, të punojë fort, i edukuar, besnik, me sens humori, i papërtuar dhe të më dhurojë mua paqe”./a.k/noa.al/