Transmetuar më 20-08-2019, 07:30
Foto ilustruese

Një person në Mallakastër është mbyllur në banesë dhe i ka vënë zjarrin asaj.

Rreth orës 22:00 të kësaj të hëne, në fshatin Visokë, 46-vjeçari A.C., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike i ka vënë zjarrin banesës dhe është mbyllur brenda në banesë.

Efektivët e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit A.C., duke i dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar.

Aktualisht 46-vjeçari ndodhet në spitalin e Ballshit, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë, teksa grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al