Transmetuar më 20-08-2019, 08:27

Gjeti vdekjen në repartin e reanimacionit, në spitalin e Ancona, 64-vjeçarja italiane Silvana Pettinari, nga Marzoça.

Gruaja u përplas për vdekje nga një makinë këtë të diel, ku pavarësisht dërgimit në spital, nuk ia doli të mbijetojë.

Silvana prej pak muajsh kishte humbur djalin 31 vjeç, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Ajo ishte duke u kthyer për në shtëpi në këmbë kur u përplas nga një makinë.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë ende në vijim, ndërkohë që miq të gruas thonë se e ndjera në këtë formë u bashkua me të birin, humbjen e të cilit nuk e pranonte dot. /a.y/noa.al