Transmetuar më 20-08-2019, 08:55
Foto ilustruese

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në një banesë në Kamëz.

Rreth orës 22:14 të mbrëmjes së lënë pas, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në Kamëz, në oborrin afër derës së banesës së Gjergj Kolës, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka patur njeri.

Pas veprimeve të para hetimore policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhënat e tij, ndërkohë që në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al