Transmetuar më 20-08-2019, 09:56

Një foshnjë e sapolindur është gjetur e braktisur, e zhveshur, në një pyll. Policia amerikane e Maryland po heton lidhur me një vajzë të gjetur në pyll.

Vogëlushja u gjet dhe shpëtua të premten që lamë pas në Silver Spring, të Maryland.

Një kalimtar dëgjoi të qarat e foshnjës, ku pasi pa vogëlushen dhe lajmëroi policinë.

Vajza u gjet në anë të një pylli, rreth një metër e gjysmë larg rrugës.

Pasi u gjet vogëlushja u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Sipas personelit mjekësor, nëse do kishte mbetur edhe pak orë në atë gjendje, nuk do ia kishte dalë.

Të dielën policia tha se arriti të gjente nënën e foshnjës, ndërkohë që po hetohet për të zbuluar arsyen e braktisjes së foshnjës, ndërkohë që nuk bëhen me dije detaje të tjera. /a.y/noa.al