Transmetuar më 20-08-2019, 10:12

Dalin detaje lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar humbi jetën duke shkuar për në punë.

Viktima është Ledio Cërriku nga Elbasani, i cili teksa udhëtonte me motor u përplas me një furgon.

Mëngjesin e 19 gushtit, rreth orës 09.30, Ledio i cili jetonte në Cesenatico, u përplas nga një furgon një “Fiat Ducato”, teksa i riu udhëtonte me një motor Piaggio.

Pavarësisht se shqiptari kishte kaskë në kokë, përplasja e furishme e hodhi disa metra tutje, duke bërë që të gjejë vdekjen.

Shoferi i furgonit një shqiptar 37-vjeçar, u shoqërua në polici lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë në profilin e tij në Faceook, Ledio pak orë para se të humbte jetën ka bërë një postim prekës për dajën e tij që e kishte humbur para kohe.

“Jo dajë por ti ishe si shok, do na mungosh të gjithëve akoma nuk më besohet që ti nuk je me ne por do jesh përherë në zemrat tona. Nuk do më harrohet kurrë kur isha i vogël edhe vija përherë tek ti edhe fjalën “domatja e fundit” ti ma kujtoje për herë edhe se nuk ishim afër njeri tjetrit. Do më mungosh dajë”, shkruante i riu, duke publikuar një foto të dajës së ndjerë. /a.y/noa.al

Rrugës për në punë, i riu shqiptar humb jetën në aksident tragjik në Itali