Transmetuar më 20-08-2019, 10:41

Katër makina janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur tek Rruga e Durrësit, ku katër makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Për pasojë katër persona të cilët udhëtonin me to, kanë pësuar dëmtime të lehta.

Si pasojë e aksidentit ka pasur bllokim të qarkullimit për disa minuta.

Ndërkohë lidhur me shkaqet e përplasjes hetimet janë në vijim, nga ana e policisë. /a.y/noa.al