Transmetuar më 20-08-2019, 11:07
Foto ilustruese

Një grua në Fier ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa iu hidhte ushqim pulave.

Rreth orës 10:15 të paradites së sotme, në fshatin Zharrëz, 68-vjeçarja Nadire Kothere, duke u dhënë ushqim shpendëve dyshohet se ka rënë në një gropë me serë.

Për pasojë e moshuara ka ndërruar jetë, ku dhe është gjetur e vdekur nga familjarët.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka qenë aksidentale. /a.y/noa.al