Transmetuar më 20-08-2019, 12:30
Foto ilustruese
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Tiranë, rrugës për në Farkë.
Rreth orës 11:00 të kësaj të marte, në rrugën që të çon në Farkë të Vogël, motoçikleta me drejtues 55-vjeçarin Sh. S., është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka ndërruar jetë rrugës për në spital drejtuesi i motoçikletës.
Ndërkohë nga ana e policisë drejtuesi i autobusit, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al