Meta takon kreun e komunës së Tuzit: Shqiptarët në Mal të Zi, faktor kyç për të ardhmen europiane
Transmetuar më 20-08-2019, 13:28

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Duke i uruar suksese gjatë mandatit në krye të komunës së Tuzit, Presidenti Meta deklaroi se fitorja e zotit Gjeloshaj është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore,

por njëkohësisht edhe për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit, përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike.

Kreu i Shtetit i vlerësoi shembullore për të gjithë rajonin marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ai shprehu bindjen se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të këtij vendi mik dhe partner i rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...