Transmetuar më 20-08-2019, 15:09

Ndodhin çudira. Monedha që nuk kushtojnë as 1 dollarë blihen në ankand për mbi 1 milion dollar e më shumë se kaq.

Një biznesmen pagoi 1.32 milionë dollarë për të blerë një monedhë të rrallë.

Monedha u ble në një ankand në Chicago javën e kaluar.

Monedha e vitit 1894 e Barber Dime, është një ndër 24 monedhat që janë prodhuar në atë vit.

Monedha “10 cent" ka fituar vlerë me kalimin e viteve vetëm për faktin se vetëm 9 copë  të tilla dihet që ekzistojnë.

Në 2016 një monedhë e tillë u shit për 2 milionë dollarë. /a.m/noa.al