Transmetuar më 20-08-2019, 15:53

Të gjithë jemi tunduar të sjellim sadopak nga parajsa e pushimeve tona, në shtëpi.

Por nxitja është rikthyer në ferr për një çift francez, i cili po përballet me gjashtë vjet burg për faktin se morri ca rërë nga një plazh në Sardenjë, ku ata kishin qenë me pushime.

Rëra e bardhë e ishullit italian është e mbrojtur me ligj, ndaj edhe turistët po përballen në gjyq me gjobë të madhe,  nëse do të kenë fat, por rrezikojnë disa vite burg për heqjen e tij nga plazhi.

Ata janë në gjyq, ndonëse çifti tha se nuk e dinin që me veprimin e tyre po kryenin një krim.

Policia në qytetin verior të Porto Torres gjeti rërën, ndërsa po bënte kontrolle rutinore në makinat që prisnin të hipnin në një traget për në Toulon, në jug të Francës.

Ata vunë re disa shishe të mbushura me rërë nga dritarja e makinës dhe arrestuan çiftin, një burrë dhe një grua te të 40-tat, i tha policia CNN.

Ishin 14 shishe plastike që përmbanin rreth 40 kilogramë rërë të bardhë, që u sekuestruan, tha më tej policia.

Çifti përfundoi në një gjykatë në qytetin e Sassari, nën akuzë për vjedhje të rëndë.

Ata rrezikojnë një gjobë 3,000 € deri në dënimin midis një dhe gjashtë viteve burg.

Policia i tha CNN se turistët edhe pse thanë se nuk ishin në dijeni të ligjeve për heqjen e rërës, vuri në dukje faktin se plazhet e ishullit kanë shenja në disa gjuhë që i informojnë vizitorët.

Vjedhja e rërës së bardhë dhe shkëmbinjve nga plazhet e Sardenjës është shumë e zakonshme, tha një oficer policie, dhe madje ekziston një treg i paligjshëm për ta në internet.

“Njerëzit e Sardenjës janë shumë të zemëruar me turistët që vjedhin gurë dhe rërë”, – tha oficeri i policisë, pas ngjarjes.