Transmetuar më 20-08-2019, 16:18

Kryeministri i Italisë ka paralajmëruar se do të japë dorëheqjen nga drejtimi i Qeverisë.

Në një fjalim, Konte ka sulmuar ashpër ministrin e Brendshëm Salvini sa i përket politikave që ai po ndjek mbi emigrantët.

Konte tha se Salvini ka shkaktuar krizë politike në vend. Ai shtoi se dëshiron debat me të dhe në fund do japë dorëheqjen te Presidenti.

“Ministri i Brendshëm Mateo Salvini është i papërgjegjshëm. Ai me politikat e tij ka shkaktuar kaos. Aksioni i qeverisë të drejtuar nga unë ndalet këtu. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, deklaroi Konte.

Ndër të tjera ai shtoi: Do të kërkoj dorëheqjen te Presidenti Matarella. /k.k/noa.al/