Transmetuar më 20-08-2019, 18:00

Një grua nga El Salvadori ka fituar pafajësinë, pasi më herët ishtë dënuar me 30 vite burg me akuzën se kishte vrarë vajzën e saj.

Evelyn Hernández u akuzua për nxitje të abortit dhe foshnja e saj u gjet e vdekur në një tualet, por ditën e hënë gjykata rrëzoi çdo pretendim.

Avokati i saj tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për të duan klienten e tij. Në prill të vitit 2016, Hernández u gjet në dyshemenë e banjës së saj e mbuluar me gjak.

Në atë kohë ajo u gjet në dhomën e saj e mbuluar në gjak, dhe foshnja e sapolindur ishte në tualet. Prokurorët thanë se ajo e ka stimuluar vetë raportin, ndërsa 21-vjeçarja tha se nuk e dinte se ishte shtatzënë, dhe një gjë e tillë kishte ardhur pasi atë e kishin përdhunuar.

Çështja e Hernandez ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare mbi ligjet në vend për abortin, disa nga më të rreptat në botë. /k.k/noa.al/