Transmetuar më 20-08-2019, 18:20

Një 13-vjeçar në Shtetet e Bashkuara i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ai e kreu aktin ekstrem pasi zbuloi se vajza që ai pëlqente kishte të dashur.

Harry Storey kishte paralajmëruar për vetëvrasje edhe shokët e tij me një mesazh në rrjetin social Whats App, por ata kishin menduar se ai po bënte shaka.

Shokët e tij treguan më tej se djaloshi ishte stresuar shumë pasi kishte mësuar se vajza kishte të dashur dhe kishte lënë pas dore edhe mësimet në shkollë.

Sipas policisë, ai kishte qenë duke parë një film ku personazhi kryesor kishte varur veten në fund.