Transmetuar më 20-08-2019, 18:53

Tre persona kanë humbur jetën në Greqi pasi helikopteri në të cilin ata ndodheshin ra në kontakt me telat e energjisë elektrike dhe përfundoi në det.

Ngjarja sipas mediave të vendit fqinj ndodhi në ishullin Poro. Trupat e viktimave u nxorrën nga deti dy orës pas aksidentit.

Në operacionin e kërkimin u përfshinë 6 nëndetëse të marinës dhe një helikopter ushtarak.

Si pasojë e aksidentit ishulli Poros dhe disa zona të Galatas kanë mbetur pa energji elektrike.

Mësohet se helikopteri u ngrit nga Kraniti në Galata dhe destinaconi i fundit ishte aeroporti i "Eleftherios Venizelos". /k.k/noa.al/