Transmetuar më 20-08-2019, 19:39

Ka kohë që flitet për lidhjen mes tyre, të djalit të ish-guvernatorit Ardian Fullanit dhe vajzës së ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.

Dhe kohët e fundit është folur për një ndarje mes tyre, çka po rezulton e vërtetë, ndonëse vajza e Majlinda Bregut është përpjekur të përgënjeshtrojë atë.

Gati një muaj më parë Kejda Ajazi që hodhi poshtë zërat se mes çiftit ka marrë fund, duke postuar një foto ironike ku dyshja duken duke qeshur, teksa lexojnë lajmet e ‘ndarjes’ së tyre…

Por, si rrufe në qiell të hapur vetëm pak ditë më vonë, në media on-line ka qarkulluar një foto e Erikut, duke u puthur me një tjetër vajzë në bregdetin e Dhërmiut.

Vajza në fjalë është 16 vjeç dhe shoqërohet me Fullanin prej kohësh.

Pas kësaj fotoje deri tani nuk ka asnjë reagim nga vajza e Majlinda Bregut?!