Transmetuar më 20-08-2019, 20:00

Banorët e fshatit Topojë në Fier janë terrorizuar pasi dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri.

Të shtënat erdhën nga një makinë në lëvizje, ku për fat të mirë nuk janë regjistruar të lënduar në njerëz.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Nuk dihen shkaqet e këtij veprimi, teksa janë ngritur postoblloqe për ndalimin e tij. /k.k/noa.al/