Tiranë, hapet kinemaja e Maks Velos
Transmetuar më 20-08-2019, 20:03

Një kinema e re, por me histori të dikurshme, i shtohet kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kinemasë së Laprakës, e cila ndryshe njihet edhe si kinemaja e Maks Velos.

Godina e vjetër emblematike që është projektuar nga Maks Velo, është rikonstruktuar totalisht dhe tashmë është gati t’i shërbejë 60 mijë banorëve të kësaj njësie si një kinema, qendër për aktivitete kulturore dhe artistike, shfaqje, konventa, seminare, promovime librash, teatër, etj.

Gjithashtu, mjediset e reja do t’i vijnë në ndihmë edhe nxënësve, që studiojnë në shkollat në Laprakë, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore,

“Kinemaja e Laprakës po bëhet gati të flasë nëpërmjet artit arkitekturor të Maks Velos, i cili kaloi jo pak sfida të regjimit për shkak të prirjeve të tij moderniste”, bën të ditur Njësia Administrative Nr.11 e kryeqytetit. /a.m/noa.al

Loading...
Loading...