I nxehti afrikan godet Shqipërinë për herë të katërt
Transmetuar më 20-08-2019, 22:59

I nxehti afrikan pritet të godasë për herë të katërt Shqipërinë. Vala e të nxehtit do të regjistrohet të enjten dhe të premten e kësaj jave me temperatura që parashikohet të shkojnë në 40 gradë Celsius.

Sinoptikanët tregojnë për A2 se Tirana, Elbasani, Shkodra, Fushë-Kruja, Berati dhe Fieri janë qytete që do të preken më shumë nga i nxehti afrikan. Ndërsa në zonat bregdetare termometri nuk do t’i kalojë 36 gradët.

Por ashtu si tre goditjet e tjera, edhe kjo valë e nxehte do të jetë afatshkurtër.

Ditët e fundit të gushtit do të rikthehen temperaturat tipike të stinës së verës. Por vapa nuk do të ikë me gushtin. Sinoptikanët thonë se edhe shtatori do të vijojë të jetë i nxehtë dhe me ditë të favorshme për plazh.

Për kontinentin europian, vera e këtij viti është jo vetëm e nxehtë, por edhe e thatë, madje sinoptikanët konfirmojnë se viti 2019 plotëson 5-vjeçarin më të nxehtë në historinë 150-vjeçare të matjeve globale.

Loading...
Loading...