Transmetuar më 20-08-2019, 23:16

Një zjarr masiv përfshiu sot kullota të tëra në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës.

Mësohet se zjarri është shuar sot nga zjarrfikësit.

Zjarri nisi rreth orës 16:00, ndërsa dogji hektarë të tërë kullotash.

Fillimisht nga flakët u rrezikuan edhe disa banesa e stalla.

Fatmirësisht  zjarri u mbajt nën kontroll nga zjarrfikësit./a.k/noa.al/