Transmetuar më 20-08-2019, 23:30

Pasi fitoi vendin e parë në festivalin ‘Kënga Magjike’, Flori Mumajesi nuk ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Nëse hapni profilin e tij në ‘Instagram’ do të vini re se postim i fundit është bërë në 8 prill dhe fansat ende vazhdojnë të pyesin për të.

Madje dhe miqtë e tij më të ngushtë vendosën të mos jepnin asnjë informacion për Florin kur i pyesnin fansat, duke respektuar kështu privatësinë e këngëtarit, mirëpo kjo gjë ka ndryshuar ditën e sotme.

Klajdi Haruni ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet së bashku me Brunon, Florin dhe një vajzë tjetër, me siguri duke shijuar pushimet e sezonit veror.

Nuk e dimë nëse fotoja ka qenë një paralajmërim për rikthimin e Florit, por nëse kjo është e vërtetë, fansat e tij do të jenë shumë të lumtur. /revistawho.com