Transmetuar më 21-08-2019, 08:08

Largimi i Dajana Shabanit, Besmir Metanit dhe Hermes Nikaj, i njohur nga të gjithë si Zogu i Tiranës nga emisioni i mëngjesit në ‘Ora News’, bëri bujë.

Mirëpo kjo nuk do të thotë se ata nuk do të vijnë më në ekran.

Ka qenë Zogu ai që ka zbuluar se janë duke punuar për një projekt të ri.

Duke publikuar një fotografi me Dajanën, ai shkruan se, “Sërish bashkë në një tjetër projekt, së shpejti. Se si, ku, qysh, tek u mbetet veç të prisni”.

Megjithatë mbetet për tu parë nëse në këtë projekt do të përfshihet edhe Besi. /a.y/noa.al