Transmetuar më 21-08-2019, 08:20
Foto ilustruese

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rreth orës 02:20 të mëngjesit të kësaj të mërkure, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër, është përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj., 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me mjetin tip “Benz” me drejtues Idajet Toshkëllari, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë Idajet Toshkëllari dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

Aktualisht po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar 29-vjeçari E.Gj., teksa po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al