Transmetuar më 21-08-2019, 09:13
Foto ilustruese

Tentohet të grabitet një bankë në Librazhd, ndërsa i dyshuari është një ish-komando i Forcave të Armatosura.

Mësohet se i dyshuari ka qenë edhe pjesë në një mision ushtarak në Irak.

I arrestuari është Lenci Kazazi 36 vjeç, i cili rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm, ka tentuar grabitjen.

Kazazi është arrestuar nga policia, ndërsa grabitja ka realizuar e dështuar pas aktivizimit të alarmit, pasi ai ka thyer xhamin e derës së bankës.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të hedhur më shumë dritë rreth saj, teksa dyshohet se Kazazi ka probleme mendore. /a.y/noa.al