Transmetuar më 21-08-2019, 10:11

Një burrë u godit nga një rrufe gjatë një stuhie të furishme, por fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

Është kjo ajo që ka ndodhur në 16 gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më konkretisht në Karolinën e Veriut.

Videoja të cilën noa.al sjell më poshtë, u publikua nga vetë protagonisti Romulus McNeill.

Fatlumi ndau në Facebook eksperiencën e pazakontë, duke e quajtur si mrekulli faktin që është ende gjallë.

Pavarësisht tronditjes që ndjeu teksa mbante çadrën, McNeill thotë se shpëtoi pa lëndime. /a.y/noa.al