Transmetuar më 21-08-2019, 10:20

Presidenti Ilir Meta dekoroi në një ceremoni të veçantë zhvilluar në mjediset e Institucionit të kreut të shtetit, ambasadoren e Greqisë Eleni Sourani, me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Në prani të shumë ambasadorëve dhe përfaqësuesve të turpit diplomatik të akredituar në Tiranë,

të ish-ministrave të Jashtëm dhe diplomatëve shqiptarë dhe personaliteteve të ndryshme të fushës, Presidenti i Republikës i dorëzoi ambasadores Sourani titullin e lartë me motivacionin:

“Në vlerësim të veprimtarisë së spikatur diplomatike dhe kontributit të çmuar për avancimin e gjithanshëm dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Helenike, në pasurimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy popujve tanë fqinj, si dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë”.

Në fjalën e rastit, Presidenti u shpreh ndër të tjera se: “Shqiptarët dhe grekët jetojnë historikisht krah për krah njëri-tjetrit si fqinj ndaj na duhet të jetojmë dhe të punojmë së bashku për paqen, prosperitetin, stabilitetin në vendet tona dhe në mbarë rajonin, si dhe për të ardhmen e përbashkët në Europën e Bashkuar”! /a.y/noa.al