Transmetuar më 21-08-2019, 11:10

Një grua 37-vjeçare e cila ishte mësuar që çdo ditë të pastronte veshët me shkopinj pambuku, nisi që të kishte probleme me dëgjimin.

Por ajo që me siguri nuk e kishte imagjinuar ishte se efektet negative, do të kishin pasoja shumë më të rënda.

Siç raporton revista shkencore ‘Live Science’, Jasmine nga Australia, iu drejtua mjekut i cili e diagnostikoi me otit, duke i dhënë antibiotik. Por pavarësisht mjekimit, një ditë duke pastruar veshët, gruas nisi që ti rridhte gjak.

Gjatë vizitës tjetër, gruaja zbuloi se kishte humbur një pjesë të dëgjimit ndaj iu drejtua një mjeku otorinolaringou, i cili e nënshtroi ndaj një tomografie të kokës.

Kështu u zbulua se Jasmine kishte pësuar një infeksion bakterial i cili i kishte prekur një pjesë të trurit dhe jo vetëm veshin, duke bërë që ti nënshtrohet një operacioni me urgjencë.

Ndërhyrja zgjati afro pesë orë 5e gjysmë, por në sajë të sajë u bë e mundur që gruaja të shpëtohet dhe të rindërtohet kanali i dëgjimit. Gjatë operacionit mjekër zbuluan një sërë fibrash pambuku brenda veshit, të cilat kishin akumuluar baktere në vite, duke shkaktuar infeksionin e rëndë, shkruan noa.al.

Pikërisht për shkak të dëmeve që shkaktojnë këta shkopinj pambuku, Bashkimi Europian ka vendosur që ti nxjerrë nga tregu, duke nisur nga viti 2021. /a.y/noa.al